Gjeorgjia ''kockë'' e fortë, e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Spanjës

“Kryqtarët” e Gjeorgjisë po përballen me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Gjeorgjia befason Spanjën nëpërmjet një kundërsulmi në minutën e 18.

La Roja ndëshkohet nga një autogol i Le Normand.

Në minutën e 39', Rodri barazon rezultatin.

Një aksion i rrëmbyeshëm i spanjollëve me Uilliams i cili nga e majta pason në qendër për Rodrin.

Mesfushori lëshon një gjuajtje ngjitur me shtyllën dhe çon sferën në rrjetë.