Trajneri i Spanjës, De la Fuente rrëzohet tek shkallët para konferencës për shtyp

Trajneri Luis de la Fuente po bën një punë të shkëlqyer tek Spanja e cila e mbylli grupin B në vend të parë me 9 pikë të plota.

 Por dje tekniku ka marrë vëmendjen në rrjet pas një incidenti në të cilin u përfshi.

Teksa po ngjiste shkallët për të dhënë konferencën në prag të ndeshjes së sotme me Gjeorgjinë, de la Fuente u rrëzua tek shkallët.

Ai u ndihmua nga stafi për tu ngritur dhe për tu ulur në tryezën ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Kaq ka mjaftuar që trajneri i Spanjës të bëhet viral në rrjet.