Dënohet me 3 vite burg ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burgim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit, avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lena u dënua përfundimisht me 2 vite burgim dhe heqjen për 3 vite rresht të ushtrimit të së drejtës së profesionit.

Nga hetimet nga rezultuar se shtetasit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë shumën prej 5000 Euro Arben Lenës dhe Dajana Kodrës (Ninga), avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë.

Ndërsa këta të fundit i kanë premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të burgosurit.

Blerand Koziç po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Pogradecit për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Çështja në fjalë ka nisur nga prokuroria e Pogradecit por më pas kjo e fundit ka shpallur moskompetencën duke ja kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK.

Për këtë çështje pak ditë më parë prokurori Elvin Gokaj, paraqiti konkluzjonet përfundimtare duke i kërkuar gjykatës së Posaçme, dënimin me 3 vite burgim të Arben Lenës, avokat dhe Kryetar i Dhomës së Avokatëve në Korçë.

Gjykata ka shpallur fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim është dhwnw për Nikolla Hafësllarin, Dajana Kodrën alias Ninga dhe Nikolla Jeskun.

Tetë muaj burgim është dhwnw për Artiana Koziçin, por ndaj kësaj të pandehur prokuroria ndryshoi qëndrim duke kërkuar pezullimin e vuajtjes së dënimit të dënimit me burg në vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 16 mujore.

2 milion lekë të vjetra për Dritan Tabakun për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.