Ekskluzive/ Takimi Kurti-Vuciç dhe Borrell ka dështuar, Vuçiç ikën nga takimi

Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi mes Kurtit, Vuçiç dhe Borrell ende nuk ka filluar edhe pse takimi ishte parashikuar të niste në orën 18:00. Raportohet se presidenti i Serbisë, Vuçiç është larguar nga takimi.

Isufi: Treshja në fakt, Borrell, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç ende nuk e kanë filluar takimin ndonëse takimi ishte paraparë të fillonte në orën 18:00.

Ka ngjallur aty dicka, një pakënaqësi midis takimeve bilaterale të cilat janë zhvilluar paraprakisht dhe jo ato tri palëshe.

Tashmë takimi edhe mund të dështojë dhe të mos mbahet fare.

Në takimin mes Kurtit, Borrell dhe Lajçak ka pasur disa pakënaqësi mes temave të ciltat do të diskutohen.