Sherr i dhunshëm brenda burgut grek ku mbahen shqiptarët, raportohet për VIKTIMA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 13:36
Një sherr i dhunshëm ka përfshirë ditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi.
Nga mediat vendase deri më tani raportohet se ka një viktimë, i identifikuar si Alfons Ndoci dhe një të plagosur, i cili quhet Altin Vokkri nga Gjakova. Sherri raportohet se ka nisur në godinën nr. 4, mes dy të dënuarve, teksa nuk dihet ende shkaku.
Në këtë burg mbahen kryesisht të dënuarit me origjinë nga Shqipëria.
