Rrebeshi disa minutësh mbush me ujë e baltë Pejën

Një stuhi e fortë që zgjati për shumë pak minuta ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Pejës dhe zonën përreth saj.

Reshjet ishin intensive, çka bëri të mundur rritjen e nivelit të lumit, por edhe bllokimin e kanalizimeve të qytetit, duke shkaktuar vështirësi me qarkullimin në disa akse, jo vetëm për mjetet, por edhe për këmbësorët.

Autoritetet lokale kanë mobilizuar ekipet e emergjencës të ofruar ndihmë të menjëhershme për të prekurit.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.