E rëndë në Greqi/ Gazetari dhunon partneren pasi i kërkoi divorc, i gjuan me grushta në fytyrë dhe i shkakton fraktura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 11:43
Një gazetar i rrjetit ERT ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij gazetare. Siç raportohet ajo e ka denoncuar në polici partnerin për dhunën fizike dhe psikologjike.
Gazetari, i cili u arrestua në zonën e Pireut, dyshohet se ka rrahur partneren e tij në orët e para të së hënës, kur ajo i ka thënë të ndahen. Reagimi i tij ishte i dhunshëm dhe ai filloi ta godiste me grusht në fytyrë. Gruaja ka lëndime të rënda, frakturë në fytyrë dhe ka bërë padi në Departamentin për Ballafaqim me Dhunën në Familje në Omonia.
