''Numër i vogël i notave maksimale në provimin e Letërsisë'', Malaj: Ka diferenca mes notave lëndore të maturantëve dhe atyre të provimit
Pedagogia, Nora Malaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se numri i notave maksimale që u morën në provimin e maturës në lëndën e Letërsisë është shumë i vogël dhe se ka diferenca mes notave lëndore që maturantët marrin në gjimnaze dhe asaj që marrin në provime.
Malaj: Kur dalin rezultatet janë pak kokëfortë sepse në bazë të shifrës do të lexosh ecurinë e gjësë. Kemi rreth 28 mijë maturantë dhe kemi vetëm 30 maksimale, që do të thotë në 28 mijë maturantë, 30 maksimale i thonë 0.1 ose 0.2%, që do të thotë se është një numër shumë i vogël në raport me atë çfarë pritet, në raport me atë se çfarë mund të mendohet rezultati që nëse do të bënim kalkulimin midis rezultateve të maturantëve kur kanë mbyllur maturën dhe nota që iu ka dalë lëndore dhe pastaj nota e provimit, jam e bindur që aty ka diferenca shumë të mëdha sepse nuk mendoj asesi që të jenë vetëm 30 maturantë në të gjithë Shqipërinë që janë absolute në lëndën e Letërsisë.