Publikimi i tezave të provimeve të maturës/ Sula: Përmbysje e sistemit të maturës, procesi ishte problematik

Pedagogia, Lili Sula e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dalja e tezave të provimit gjatë maturës shtetëore ka përmbysur sistemin e maturës shtetëore.

Sula: Një proces shumë problematik që për mua përmbys të gjithë rezultatet, të gjithë procesin e testimit.

Mediat kanë qenë të parat që kanë publikuar në të gjitha provimet testi i provimit ka dalë në minutat e para të zhvillimit të tij.

Madje në këto provimet me zgjedhje në 15 minutat e para.

Në çdo vend normal duhet të ishte një këmbanë alarmi për të njohur këtë dështim të maturës shtetërore.

Për mua kjo është një përmbyje e sistemit të maturës shtetëore, përmbysje e procesit të maturës shtetërore.