Nga mbytën turistët e huaj/ Rritje me 37 për qind e vizitorëve gjatë muajit maj

Muaji maj ka shënuar një tjetër shtim të fortë të shtetasve të huaj që vizitojnë vendin tonë. Në total kufirin shtetëror e kanë kaluar 1 milionë e 606 mijë e 520 shtetas duke shënuar një rritje prej rreth 31 për qind.

Pjesa më e madhe rezulton të ketë qenë shtetas të huaj me një total prej 974 mijë persona, që duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar janë 38 për qind më shumë

Thuajse të gjithë rezulton të jenë shtetas të vendeve evropiane dhe vetëm 50 mijë janë nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori.

Në kufi 37 për qind kanë deklaruar se qëllimi është për arsye personale ndërsa 45 për qind deklarojnë vizitë tek të afërmit e tyre por rreth 50 për qind deklarojnë qëllime biznesi dhe profesionale

Sa i përket shtetasve shqiptar që në këtë muaj kanë dalë nga territori sipas INSTAT numri i tyre shkon në 662 mijë, çka sërish shënon një rritje të lëvizjeve

Muaji qershor po ashtu shënon rekord të pushuesve çka ka sjellë dhe një rritje të pushuesve në plazhe.

Por operatorët turistik deklarojnë se korriku, gushti do të kenë sërish dyndje të fortë thuajse në të gjithë zonat turistike, e do të vijojë edhe në shtator. Tetori, nëntori dhe dhjetori sipas parashikimeve do të sjellë rritje por në një numër më të moderuar.