Në kërkim ndërkombëtar/ Kapet turku në Kapshticë, pritet ekstradimi drejt Stambollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 12:25
Një 50-vjeçar nga Turqia, i dënuar me mbi dhjetë vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Ai u u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi. Bëhet fjalë për Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.