Skandali në Onkologjik/ Iu la detyrë për rregullimin e aparatit Kobalt, Qiriazi nuk veproi. Prokuroria i ngre akuzë

Mos vënia në punë të aparatit të kobaltit në spitalin Onkologjik, ka çuar në ndjekje penale të ish-zv/drejtoreshës së Qendrës Spitalore në Tiranë, Brikena Qirjazi.

Sipas hetimeve të kryera nga prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, Qirjazi ishte ngarkuar nga drejtoresha e përgjithshme për të zgjidhur këtë situatë dhe vënë në punë aparatin e kobaltit, që shërben për mjekimin e pacientëve të sëmurë me kancer.

Gjatë kryerjes së hetimeve dhe pyetjave e disa personave në QSUT, prokuroria e Tiranës është bindur se Qirjazi ka "Shpërdoruar detyrën".

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari i Ora Neës Elton Qyno, thuhet se Qirjazi nuk ka vepruar për rregullimin e kësaj situate , megjithëse i është lënë detyrë me shkrim.

Sipas deklarimit të shefes së Spitalit Onkologjik, Silvana Celiku,kërkesat e tyre për tu vënë në punë (Aparati I Kobaltit) kanë qënë të shpeshta dhe të vazhdueshme sepse është një trajtim i rëndësishëm por pavarësisht mungesës së tij, ajo shprehet se nuk i ka lënë pacientët pa i trajtuar me trajtime alternative që pacienti të marri trajtimin që i nevojitet.

Në lidhje me kërkesat që kjo shtetase shprehet se kanë bërë e pyetur në lidhje me drejtorinë përkatëse që është përgjegjëse dhe arsyen pse nuk e kanë vendosur në punë është shprehur se përgjegjsia kryesore për këtë është Drejtoria e Qëndrës Universitare Spitalore, ku në dijeninë e saj ka një person që së bashku me përgjegjësinë e njësisë së radioterapisë që është doktor Orgest Spahiu bëjnë lidhjen me IAEA-në që quhet agjencia atomike me qëndër në Vjenë e cila është drejtë për së drejti e lidhur me ardhjen e këtyre burimeve radioaktive në Shqipëri.

Gjatë gjithë kohës i është thënë se është duke u punuar për këtë gjë dhe i kanë në formë shkresore kërkesat e bëra nga administratorja që është shtetësja Alketa Ilo dhe i kanë vendosur në dispozicion.

Ajo ka shpjeguar dhe faktin se pas largimit të n/drejtoreshës mjekësore Daniela Nika postin e saj e ka marrë Birkena Qirjazi ku kjo shtetase ka pasur të drejtën apo të përfaqësojë si ndërlidhëse mes spitalit dhe IAEA-së.

Ndërkohë sipas deklarimit te zv/drejtoreshës aktuale të onkologjikut shtetases Ariana Strakosha e cila ka deklaruar se ështëv zv.drejtoreshë e përgjithshme dhe e ushtron këtë detyrë që prej vitit 2019.

Ata janë 3 zv/drejtoresha ku dy janë mjekësorë dhe një është farmaciste. Zv/drejtoreshat mjekësore kanë disa paje ku aktualisht ajo shprehet se ka Spitalin Qëndror, Urgjencën, Onkologjikun, Konsultat.

E pyetur në lidhje me njësinë e Radioterapisë për zhvendosjen e burimit të kobaltit ajo është shprehur se përsa i përket njësisë së Radioterapisë nuk ka asnjë informacion sepse nuk ka qënë prezente asnjëherë pasi për këtë detyrë ka qënë e ngarkuar zv drejtoresha tjetër Brikena Qirjazi e cila pavarësisht se është larguar kjo detyrë i është ngarkuar nga drejtoresha e Spitalit Albana Fico për ta zgjidhur deri në fund sa të merrte zgjedhje. Në dijeninë e saj kjo detyrë është lënë me shkresë megjithatë nuk di ta shpjegojë tamam.


I është marrë përsëri deklarim shtetases Brikena Qirjazi pasi është mësuar se pavarësisht faktit të zëvendësimit nga Ariana Strakosha ka qënë e deleguar për onkologjikun me qëllim përfundimin e gjithë procesit të kobaltit.

Në deklarimin e saj ajo është shprehur se ka qënë zv/drejtoreshe e QSUNT dhe e atashuar për onkologjikun deri në Korrik të vitit 2023.

Ka qenë një urdhër i brendshëm i drejtoreshës Albana Fico e cila ka kërkuar që meqënse ka ndjekur historinë e aparateve ta finalizonte deri në fund si proćes dhe është akoma në ndjekje të rastit.

Përsa i përket pyetjes nëse ishte në dijeni të lëvizjes së burimit të kobaltit në dhomën e re ajo është shprehur se është në dijeni të lëvizjes së burimit të kobaltit.

Kanë qenë para disa vendimeve ose do shilldohej dhoma ku ishte ose do bëhej një e re ose do përdorej një nga bunkerët ekzistues.

Ajo shprehet se i janë drejtuar IFBZ-së për të ofruar shildin design për të përforcuar dhomën ekzistuese.

Aty është bërë një diskutim ku kanë diskutuar nëse ka qenë dritare ose jo, me çfarë është mbyllur, është diskutuar me këtë ekspertin që ka ardhur IAEA të hapej një labirint.

Pra shildimi i dhomës ekzistuese nuk po merrte zgjidhje.

Të ndërtosh një bunker të ri është procedurë e gjatë dhe e kushtueshme ndërsa bunkeri tjetër ishte i papërdorshëm. Atëherë shprehet ajo është e llogjikshme që ti të përdorësh gjënë që ke, kështu që në këto momente pavarësisht që kishin të hapur procedurën (kërkesën) me IFBZ-në në mungesë të kësaj përgjigje janë kordinuar me ZMR dhe IAEA për të lëvizur burimin në bunkerin ekzistues që më së fundmi është lëvizur me shumë peripreci në verën e vitit 2023 me ekspertë të Afrikës së Jugut (burimi i parë).

Burimi i vogël është mbajtur tek dhoma ebrakiterapisë, i është drejtuar firmës gjermane që duhet të bënte spostimin që të vendoste datat që do vinin për të përcaktuar çfarë nevojitej.

Këtu ka një varg shkëmbimesh ku më së fundmi ata dërguan një ekspert që kanë bërë lëvizjen para dy javësh nga bunkeri funksional në bunkerin jofunksional.

E pyetur nga ana jonë që pse zhvendosja është bërë para dy javësh periudhë kjo që koncidon dhe me fillesën e hetimeve tona ajo shprehet se ska lidhje fare me hetimet tona.

Por kanë që në Shtator të vitit të kaluar që i kërkojnë kompanisë gjermane që të bëjë spostimin e pajisjes, por problemi qëndron që kjo kompani ka dy pajisje dhe kërkonin që në të njëjtën skuadër ti montonin të dyja pajisjet.

Pajisja tjetër kishte përforcim bunkeri dhe projekti kaloi në të gjitha fazat dhe pa mbaruar ajo kjo nuk përfundohej u zgjat më tepër se cdo donin të zgjatej.

Ata kanë caktuar fillimisht një datë në Dhjetor pastaj patën një ankesë, e shtynë prapë dhe më së fundmi erdhën dhe ndaj ka ndodhur dhe spostimi para dy javësh.

E pyetur mbi faktin nëse është bërë lajmërimi i ZMR-së parase të zhvendosej burimi është shprehur se nuk është marrë me detaje të operacionit nuk është marrë pasi nuk është detyra e saj nuk është pjesë e administratës, ajo ka pasur detyrë të merret me lidhjen mes IAEA dhe kompanisë.

Pra siç dhe rezulton sa më sipër ish nëndrejtoresha Brikena Qirjazi, ka qëneë personi përgjegjës nga administrata drejtuese e QSUNT, e cila fillimisht duhej të kujdesej për instalimin dhe vënien në punë të aparatit të kobalto-terapisë dukje iu dhëneë shërbim mjekesor pacienteve të sëmurë me semundjen e rëndë teë kancerit, veprim i cili nuk është kryer duke e lënë këte pajisje te pavene ne perdorim dhe ruajtur ne kushte jo te mira teknike dhe shkaktuar keshtu disa pasoja te renda sic jane ato te mosdhenies se sherbimit te trajtimit me radioterapi ndaj pacienteve te prekur nga kjo semundje e rende, lenies se kesaj aparature ne kushte jo te pershtatshme ruajtjeje duke rrezikuar nepermjet rrezatimit radioaktiv vete stafin mujekesor dhe te sherbimit te Spitalit Onkologjik ne QSUNT dhe duke shkaktuar keshtu largimin e mjekeve nga ai sherbim (sic eshte rasti i mjekut radioterapist Ardian Hoti) si dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të kesaj pajisjeje shume te kushtueshme pa u vene asnje dite ne puneë.