Aksident në aksin Çermë-Lushnjë, shoferi humb kontrollin e kamionit dhe del nga rruga

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”.

Drejtuesi një 57-vjeç, ka humbur kontrollin e kamionit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.