Ligji për riprodhimin/ Goxhaj: Flitet edhe për sterilizimin ku do të ndalohet lindja përgjithmonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2024, 21:43
Në “Drejt” nga Luan Rama, Altin Goxhaj, avokat tha se ky është një ligj që fsheh në terma të vërtetat që janë aty dhe se n këtë ligj flitet për sterilizim, me anë të së cilës ndalohet riprodhimi në mënyrë të përhershme.
Goxhaj: Është një agjendë globale që është marksizëm kulturor që ka gati 180 vite që vazhdon. Është historia e eugjenizmit nazist, e planifikimit familjar amerikan dhe eugjenistët fabianistë.
Sorosi e përfaqëson më mirë sot në Shqipëri. Kulmin e vet e pati me revolucioni kulturor që kishin këta me kukullat e tyre. Ky është një ligj që fsheh në terma të vërtetat që janë aty. Në këtë ligj flitet për sterilizim, me anë të së cilës ndalohet riprodhimi në mënyrë të përhershme
