60-vjeçari goditet me sende të forta nga fqinji i tij në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2024, 20:26
Një 60-vjeçar nga Korça ka mbetur i plagosur pasi është goditur me mjet të fortë. Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen 15 të qytetit.
60-vjeçari, sipas policisë është sulmuar befasisht me mjet të fortë në krah, teksa po rrinte në lulishte, nga një fqinj i tij.
I dëmtuari u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin e plagosjes.