Një liqen, dy shtete, tre bashki/ Liqeni i Ohrit, turizmi zhvillohet në Pogradec, Strugë, Ohër
Bashkitë e Pogradecit, Ohrit dhe Strugës që lagen nga liqeni i Ohrit do të bashkëpunojnë edhe për këtë sezon turistik.
Bashkëpunim që duket se këtë vit do të jetë më i madh edhe për shkak të dakordësimit të operatorëve turistikë për të zgjatur ditët e qëndrimit në këtë rajon ndërkufitar.
Nga Ilir Xhakolli, kryetar i bashkisë Pogradec tha se është e domosdoshme bashkëpunimi mes bashkive.
‘’Po mundohemi që jo thjesht të bëjmë një turizëm në shkallë qarku porn ë shkallë rajona ku të përfshihen edhe Struga dhe Ohri’’.
Kryetari i bashkisë së Strugës ka mendimin se bashkia ka për detyrë të plotësojë projektet që janë në shërbim të turizmit dhe më pas janë operatorët turistikë ata që venë në lëvizje turizmin në këtë zonë.
‘’Në drejtim të qëndrimit janë krijuar infrastruktura.
Ne nuk mund ti përcjellim njerëzit në mënyrë të organizuar që ti vizitojnë qytetet’’.
Këtë vit ndryshe nga herët e tjera agjencitë turistikë të Ohrit dhe Strugës kanë lidhur kontrata me disa operatorë turistikë që operojnë kryesisht në Tushemisht.
