Shqipëria pa energji elektrike, Duleviç: Temperaturat e larta përdoren si justifikim, ka nevojë për zëvendësim të rrjetit
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 15:42
Inxhinieri, Azmer Duleviç në një intervistë në Ora News u shpreh se temperaturat e larta përdoren si justifikim për ndërprerjen e energjisë dhe se ka nevojë për zëvendëim të rrjetit.
Duleviç: Sipas raportimeve të vendeve fqinje arsyeja pse ka ndodhur kjo shkëputje ka qenë mbingarkimi i rrjetit të transmetimit në Malin e Zi dhe në një pjesë të Kroacisë.
Dhe për këtë arsye në momentin që ka pasur mbingarkesë, sistemi i transmetimit në Shqipëri është shkëputur automatikisht për arsye sigurie.
Në vendin tonë janë 28 800 kilometër përcejellsa që nuk janë ndërruar për 38 vite.
Jemi i vetmi vend në rajon që kemi transformatorë të Bashkimit Sovjetik.
Temperaturat e larta përdoren si justifikim, ka nevojë për zëvendësim të rrjetit.
