Zgjedhje mes “hajdutëve” të diplomave, studiuesi Llanaj: 55 % e kandidatëve që garojnë nesër s’kanë asnjë kontribut shkencor

Nesër zhvillohen zgjedhjet në Rektorat ndërsa hijet e skandalit kanë përfshirë Universitetin e Tiranës.

Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka denoncuar se Bordi i Administritmit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekësh kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Muka, kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.

Ky skandal vjen fill pas atij ku Rektori Artan Hoxha dhe dekanja e fakultetit të Drejtësisë kishin bërë plagjiaturë në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.

Për plagjiaturën e Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes Dorina Hoxha, edhe pse situata është flagrante, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Institucionet kompetente.

Zgjedhjet janë me datë 21 qershor dhe Institucionet flenë gjumë.

Më poshtë janë tenderat që i janë dhënë Shtëpisë Botuese Morava, e cila është e dajës së Artan Hoxhës.

Zgjedhje mes “hajdutëve” të diplomave, studiuesi Llanaj:Zgjedhje mes “hajdutëve” të diplomave, studiuesi Llanaj:

Edhe pse me aspektet financiare merret Administratori i UT dhe Bordi i Administrimit, dukshëm kanë favorizuar dajën e Rektorit duke i dhënë rreth 200,000 Euro tendera.

Për të kuptuar më shumë nga ky skandal i radhës, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar Erand Llanaj, studiues, shkencëtar i Epidemiologjisë Molekulare në Berlin të Gjermanisë.

Ai u shpreh kërkimi i bërë nga ai dhe taulant Muka ka pasur si qëllim njohjen me kontributin e atyre që janë ata që marrin vendime për brezat e ardhshëm.

“Nëse ne nuk kemi drejtues të fortë akademikisht, ne e humbasim mundësinë për të përgatitur brezat e ardhshëm për sfidat që vijnë.

Neve na ka rezultuar se 55 % e kandidatëve nuk kanë asnjë kontribut shkencor, gjysma apo më shumë se gjysma janë akuzuar për plagjiaturë dhe vjedhje të punës intelektuale.

Gjithashtu, kemi hasur që këto janë simptoma të një problemi pak më të thellë, që ka të bëjë me financimin kronik të sistemit arsimor universitar të kërkimit shkencor.

Dhe nesër janë zgjedhjet dhe nëse nuk do të kemi kandidatë të cilët do të jenë figura të cilat do të frymëzojnë dhe motivojnë brezat e ardhshëm, atëherë i bie që transparenca edhe në llogaridhënia në universitetet tona të vihet në pikëpyetje të madhe”, tha Llanaj.