Jugu i Shqipërisë, destinacioni më i kërkuar për pushime nga shqiptarët dhe të huajt
Jugu i Shqipërisë është edhe këtë vit destinacioni më i kërkuar për pushime nga shqiptarët dhe të huajt, thonë operatorët turistikë.
Për një çift paketa në një resort në jug varion nga 400-500 euro.
Por Olger Berberi thotë se mundësitë janë për të gjitha kategoritë.
‘’Më i lakmuari mbetet jugu.
Për në jug paketat javore për çift mund të shkojnë diku tek 400-500 euro për person ‘’, tha Berberi.
Shëngjini, Velipoja por dhe Durrësi për Berberin vijonë të mbeten më të preferuar për shqiptarët e Kosovës.
‘’Normalisht janë edhe plazhet e tjera të Shëngjinit dhe Velipojës që edhe koston e kanë më të ulët se plazhet e jugut dhe që kryesisht frekuentohen nga turistët kosovarë’’, tha Berberi.
Të njohura si destinacione të turizmit masiv, operatorët vlerësojnë investimet e biznesit në shërbim të pushuesve.
Alpet janë destinacion kryesor për turistët që kërkojnë të njohin Shqipërinë e egër.
Çmimet janë ekonomike një paketë 2-3 ditore mund të shkojë 80 euro.
Me rritjen e ofertave dhe shërbimeve Shqipëria po fiton reputacionin e një destinacioni tërheqës për turizëm në cdo stinë.
