Mesfushori italian i sinqertë: Spanja shumë lart, “na e nxiu jetën”

Italia vuajti shumë përballë Spanjës, takim që e humbi vetëm 1-0 për shkak të pritjeve të shumta vendimtare të Gigio Donnarummës.

Bryan Cristante, pjesë e Romës në Serie A, pranon dominimin dhe superioritetin iberik, ndërkohë që tenton të karikojë shokët në lidhje me “finalen” ndaj Kroacisë.

Spanja na vuri poshtë dhe e meritoi fitoren.

Nuk po mundnim të riniseshim, kjo për meritë të spanjollëve, të cilët zhvilluan një ndeshje të madhe.

Ata kështu janë, ta ‘nxijnë jetën’ me qarkullimin e topit.

Dhe kur arrin ta rikuperosh topin je shumë i lodhur për t’u nisur në kundërsulm.

Gjithsesi, ne kemi edhe një ndeshje tjetër. Kroacia është e fortë, por të fortë jemi dhe ne.

Objektivi ynë është kualifikimi, por duhet ta analizojmë mirë ndeshjen me Spanjën.

Çështja e kualifikimit është në dorën tonë, duam të rikthehemi të fitorja”, deklaroi mesfushori italian.