Dominim i frikshëm i Spanjës, vetëndëshkohet Italia, Shqipëria në lojë
Prej orës 21:00, Spanja po përballet në “Veltnis Arena”, të Glesnkirshenit, me Italinë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit B, të Euro 2024.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola teksa rastet e shënimit kanë qenë të shumta për spanjollët.
Gjithçka filloi nga një goditje me kokë e Pedri, në minutën e parë të sfidës e duke vijuar me domnimin e Lamine Yamal e Nico Williams, në krahët e sulmit spanjoll, mirëpo deri më tani kanë qenë të pafat, me rrjetën italiane që kanë qëndruar e patundur për më shumë se 45 minuta.
Ndërkaq në minutën e 53 Calafiori do të shënonte një gol në portën e tij, duke kaluar iberikët në avantazh.
???? GOAL: Spain 1-0 Italy!
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 20, 2024
CALAFIORI PUTS IT INTO HIS OWN NET! ???????? pic.twitter.com/QRTAhm3Abi
Shqipëria shpreson te një fitore e spanjollëve, për ta patur sa më të lehtë, përballjen e Kombëtaren sonë, ndaj iberikëve, mbrëmjen e së hënës, ku deri më tani e konfirmuar është mungesa e Rodri, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë, duke plotësuar numrin e kartonave.

