Debatik Curri "sulmon" mbrojtjen: S'është e fokusuar 100 %, Arbër Hoxha duhej të ishte në fushë jo Seferi. Ndaj Italisë nuk bëmë presion
Për ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Debatik Curri gabimi i kuqezinjve në këtë Evropian u bë në ndeshjen ndaj Italisë.
I ftuar në emisionin “EURORA” në “Ora News”, Curri u shpreh ekipi u tërhoq shumë mbrapa.
“Gjithë mbrojtjen e bëmë në mënyrë zonale dhe nuk bëmë aspak presion ndaj kundërshtarit.

Të kishim luajtur me Italinë ashtu siç luajtëm dje ndaj Kroacisë sot do të ishim shumë herë më mirë, pasi nuk është ajo Italia e mëparshme, pasi edhe vetë Kroacia ka lojtarë mbase më të mëdhenj se Italia, por normalisht që pësimi i golave ndodhi në një mënyrë shumë naive nga mbrojtësit.
Personalisht kam menduar se Arbër Hoxha do të ishte në ndeshje, por me futjen e Seferit nuk është se bëri ndonjë performancë të mirë.
Edhe kur pësuam golin e parë me Kroacinë mendoj se kishte më shumë zgjedhje më të mira për të bërë. Me pasime, ishin 2-3 lojtarë dhe normalisht është tregues që nuk jemi 100 % të fokusuar në fazën mbrojtëse”, u shpreh në analizën e tij Debatik Curri.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EURORA”

