10 gola në Botërorë dhe Europianë, Shaqiri renditet përkrah Rummenigge, Zidane & CO

Xherdan Shaqiri u shndërrua në protagonist absolut me fanellën e Zvicrës në barazimin 1-1 që kombëtarja helvete arriti ndaj Skocisë.

Me këtë gol ai u bë pjesë e listës së lojtarëve Europianë që kanë shënuar 10 gola ndërmjet Botërorit dhe Europianit.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit si RumenigeLinekerZidanBergkampMyler, si dhe nuk mund të mungojë Xherdan Shaqiri, lojtar me performancë shumë të lartë në evente të mëdha.