VIDEO/ Aksion fantastik i Sllovenisë, Karnicnik ndëshkon serbët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 16:44
Zhbllokohet Slloveni-Serbi, takim i vlefshëm për grupin C të Euro 2024. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që sllovenët kaluan në avantazh në minutën e 69’.
Fantastik Zan Karnicnik, i cili rikuperoi një top, marshoi drejt portës serbe dhe shënoi pas kombinimit me Timi Max Elsnik.
Festë sllovene në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, me sllovenët që janë shumë afër kualifikimit.
