Instalacioni 4 milion euro i Ramës, Berisha nxjerr VIDEON: Edhe influenceri u habit nga luksi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 19:06
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama i mburret influencerit të huaj me oborrin e tij vertikal në Kryeministri i cili i ka kushtuar shqiptarëve plotë 4 milionë euro nga taksat e tyre.
Në pamjet që janë bërë publike, influenceri është habitur nga lluksi duke u shprehur se këto gjëra i sheh vetëm në Disney, ndërkohë që shqiptarët ikin nga sytë këmbët çdo ditë nga Shqipëria.
‘Oborri vertikal 4 milionë euro. Ndiqeni sipas deshirës këtë video!’, shkruan Berisha në Facebook.

