Asllani: Mëkat që nuk fituam, rasti i humbur? Godita me sy mbyllur!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 17:43
Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares foli pas ndeshjes Kroaci 2-2 Shqipëri.
22-vjeçari deklaroi se te rasti që kishte për shënim, nuk e priste topin dhe u kap i papërgatitur, ndërsa e cilësoi si mëkat që Shqipëria nuk arriti të merrte 3 pikët.
“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur.
Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani.

