VIDEO/ Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Hamburgut, skuadra hyn në dhomat e zhveshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur para pak minutash në stadiumin e Hamburgut ku do të luajë sot ndeshjen ndaj Kroacisë.

Autobusi i kuqezinjve ka mbërritur para atij kroat në stadium, ndërsa i pari që ka hyrë me shpejtësi në dhomat e zhveshjeve ishte pikërisht trajneri Silvinjo, i ndjekur nga stafi i tij e më pas me radhë futbollistët.

Ata qëndruan pak çaste brenda, teksa dolën më pas në fushën e lojës, duke parë ambientin në tribuna që kishin filluar të mbusheshin nga tifozët.

Sigurisht, duke u pritur me brohoritje nga mbështetësit e zjarrtë të Kombëtares shqiptare që janë pozicionuar në një nga tribunat pas portave.

VIDEO:

https://streamin.one/v/9fc37ae9