VIDEO/ Polici gjerman ia merr valles bashkë me tifozët e Shqipërisë, bën edhe shqiponjën

Një video fantastike vjen nga Hamburgu.

Tifozët shqiptarë kanë marrë vallen dhe kanë rritur më tepër temperaturat në Gjermani.

Një sjellje fantastike qytetarie e shqiptarëve që është përshëndetur edhe nga policia gjermane.

Një prej policëve gjermanë është futur dhe ia ka marrë valles së bashku me shqiptarët, ndërsa ka bërë edhe shqiponjën.