Tifozi tregon atmosferën nga Hamburgu: Tifozët kroatë janë miqësor si italianët

Tifozi Florian Thomaj në një intervistë në Ora News nga Hamburgu tregoi situatën e krijuar nga tifozët shqiptarë në prag të ndeshjes së Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Thomaj: Për ne është i fituar europiani për faktin që jemi këtu.

Kur shikoj ndeshjen në fushë, mendoj se e meritonin një pikë ndaj Italisë.

Por gjithsesi tifozët brohoritën e mbajtën ritmin e lartë, sic edhe tani tregon se janë të lumtur dhe presin për një fitore në ndeshjen e sotme.

Për mua mendoj se do shënoj Broja.

Tifozët kroat janë miqësor njëjtë si ato të Italisë.