Ardi Cani: Ndaj Italisë na penalizoi mungesa e eksperiencës, nuk ishim përgatitur për një gol aq të shpejtë

Për ish-futbollistin dhe konsulentin sporti Ardi Cani ky ekip i drejtuar nga Sylvinho na dha pritshmëri të larta pasi në eliminatore dolëm të parët në grup dhe sigurisht që ne menduam për një sukses edhe ndaj Italisë.

“Patjetër që skuadra nuk kishte si të përgatitej për një gol kaq të shpejtë dhe për atë që ndodhi. Dhe është instiktive tërheqja në atë lloj mënyre pasi ti nuk ke eksperiencën e duhur për të qenë aty me atë lloj rezultati”, u shpreh Ardi Cani në emisionin “Ora e Betit” në Ora News.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT”