TURQI-GJEORGJI/ Barazim i çmendur në Dortmund, ekipet duan fitoren e parë të Evropianit

Turqi-Gjeorgji është ndeshja e parë e Grupit F, e cila luhet duke nisur nga ora 18:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Ndërsa rezultati eshte i baranarte ne shifrat 1 me 1, rastet nga te dyja skuadrat nuk kane te mbaruar.

Turqit vijnë në këtë kompeticion të karikuar, dhe shumë analistë kanë paralajmëruar që mund të bëjnë mirë, pasi kanë një grup shumë të konsoliduar. Me një lider si Çalhanoglu, që së fundmi doli edhe kampion i Seria A, Turqia pritet të jetë një nga surprizat e Europianit.

Nga ana tjetër është Gjeorgjia. Ky është kualifikimi i parë në historinë e tyre në një event madhor si Europiani. Skuadra udhëhiqet nga “ylli” i Napolit Kvaraskhelia, që pritet që lejë gjurmë në këtë kompeticion.

Ndeshja minutë pas minute

32’- Gooool Gjeorgjia 1-1! Mikautadze nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi perfekt të marrë nga Kochorashvili.

30’- Tsitaishvili gjuan fortë me të djathtën, duke iu afruar golit të barazimit. Gunok i vëmendshëm, e dërgon në goditje këndi.

27’- Turqia shënon edhe të dytin me Yildiz, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

26’- Goooool Turqia 1-0! Një supergol i Muldur, zhbllokon sfidën. Mbrojtësi i djathtë, në hryje të zonës lëshon një predhë dhe nuk i jep asnjë mundësi reagimi portierit Mamardashvili.

20’- Vazhdon me sulmet e njëpasnjëshme Turqia, por lojtarët nuk janë të qetë para portës. Calhanoglu, gjuan jashtë, në hyrje të zonës.

14’- Provon Yildiz me një gjuajtje të fortë, por këtë herë portieri Mamardashvili, është i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

13’- Reagon Gjeorgjia, me Mekvabishvili që i afrohet golit, por Gulok me një pritje të shkëlqyer e dërgon topin në goditje këndi.

11’- Me fat gjeorgjianët. Ayhan sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla e djathtë. Turqit “flirtojnë me golin.

10’- Pranë golit Turqia me Bardakci, që gjuan ngjitur me kokë.

5’- Turqia e nis në sulm ndeshjen dhe fiton një goditje nga këndi. Kroson Calhanoglu, me topin që shkon te Ayhan, por gjuajtja me kokë, nuk gjen portën.

2’- Vertikalizim i bukur për Yildiz, por sulmuesi i Turqisë, nuk e arrin dot topin.  

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TURQI-GJEORGJI/ Barazim i çmendur në Dortmund, ekipet duan fitoren e

TURQIA (4-2-3-1): Gynok; Myldyr, Akajdin, Bardakçi, Kadioglu; Ajhan, Çalhanoglu; Gyler, Këlçy; Jildiz; Jilmaz! Trajner: Vinçenzo Montela

GJEORGJIA (5-3-2): Marmardashvili, Kashia, Dvali, Kverkvelia, Kakabadze, Tsitaishvili; Makvabishvili, Çhakvetadze, Koçorashvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol

TURQI-GJEORGJI/ Barazim i çmendur në Dortmund, ekipet duan fitoren e

Ndërkaq episode të shëmtuara kane ndodhur në “Signal Iduna Park” përpara ndeshjes Turqi-Gjeorgji, me tifozët e dy kombëtareve në fjalë që janë përleshur keq me njëri-tjetrin.

Nga disa video të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.