Humbja ndaj Italisë, Behari: Fati na buzëqeshi që në sekondën e 23-të dhe ndoshta mund të kishim bërë më mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 21:07
Ardi Behari, ish-futbollist dhe trajneri i U17-ës në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, u shpreh se në fakt ishte kjo pritshmëri që skuadra ka ngritur në opinionin publik se na u duk që do e rrihnim Italinë.
“Por harruam se ata kanë me vete jo vetëm cilësinë në grup, por edhe historinë që është më kryesorja.
Ndaj ne duhet të ridimensionojmë pritshmërinë tonë. Në fund të fundit kjo skuadër na ndryshoi statusin nga sportdashës në tifozë të çmendur që e përjetojmë këtë kampionat si pjesëmarrës.
Sigurisht fati na buzëqeshi që në sekondën e 23-të dhe ndoshta mund të kishim bërë më mirë, pasi të gjithë ne prisnim që gjithçka të shkonte ndryshe”, u shpreh Behari.
NDIQNI EMISIOIN E PLOTË “ORA E BETIT”

