Theu hundën në ndeshjen e parë, Franca merr vendimin për Mbape
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 19:03
Sulmuesi Kilian Mbape theu hundën në ndeshjen kundër Austrisë e cila u mbyll me fitoren 1-0 për Francën.
Futbollisti nuk do të operohet për të mos humbur Europianin, por s’do të jetë në ndeshjen e së premtes kundër Holandës.
Lajmi është marrë nga vetë kombëtarja e Francës. Bëhet e ditur se ai do të kthehet për të luajtur ditën e martë kundër Polonisë.

