FOTO+VIDEO/ Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’ nga truprojat e tij teksa përpiqet të bashkohet me huliganët

Djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dyshohet se u përpoq të bashkohej në një përleshje të huliganëve serbë me tifozët anglezë përpara ndeshjes së mbrëmshme, përpara se të tërhiqej zvarrë nga rojet, sipas raportimeve.

FOTO+VIDEO/ Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një burrë, për të cilin mediat gjermane dhe kroate kanë thënë se është Danilo Vucic, por identiteti i të cilit nuk është konfirmuar, tenton të përfshihet në një konfrontim jashtë një restoranti në qytetin gjerman të Gelsenkirchen.

Raportet e pakonfirmuara nga T-Online dhe media të tjera pretendojnë gjithashtu se djali i Aleksandër Vuçiçit të mbahej nga anëtarët e fshehtë të Cobra – një njësi elitare e forcave speciale përgjegjëse për mbrojtjen e tij. Pamjet dramatikeqë kanë qarkulluar në internet, tregojnë 26-vjeçarin –në një tentativë për t’u çliruar nga tre rojet ndërsa ai përpiqet të marrë pjesë në përleshjen e dhunshme të së dielës pasdite.

FOTO+VIDEO/ Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’

Skenat kaotike tregojnë shishe, karrige dhe tavolina të hedhura dhe persona të shkelmuar dhe rrahur, duke lënë tifozët të mbuluar me gjak dhe të plagosur.

FOTO+VIDEO/ Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’

Pavarësisht raporteve se Vuçiç ishte njeriu në videon që qarkullonte nëpër mediat evropiane, nuk ka pasur asnjë fjalë nga autoritetet serbe për pretendimet dhe identiteti i Vuçiçit nuk është konfirmuar.

Në vitin 2018, djali i presidentit u fotografua në tribunat e një ndeshje futbolli në Rusi rreth anëtarëve të bandës Janjicari – të kryesuar nga huligani famëkeq i futbollit dhe trafikanti i dyshuar i kokainës i quajtur Veljko Belivuk.

 

Babai i tij më parë pretendoi se djali i tij ishte vënë në shënjestër të padrejtë nga media për shkak të fotove dhe këmbënguli se ai ishte një ‘djalosh i ndershëm dhe i denjë’.

FOTO+VIDEO/ Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’

Pas përplasjes së djeshme, autoritetet zbuluan sot se shtatë serbë dhe një shtetas anglez u ndaluan përkohësisht, sikundër iu ndalua të merrnin pjesë në ndeshjen e Grupit C, e cili përfundoi me fitoren 1-0 për Anglinë.

FOTO+VIDEO/ Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’

“Ishte një sherr mes tifozëve anglezë dhe serbë, të cilët u ndanë nga policia”, tha një zëdhënës lidhur me aktet e dhunshme të një dite më parë.

“Masat e mëtejshme janë duke u zhvilluar dhe sfondi aktualisht është duke u sqaruar”, shtuan ata.