BBC: Rojet bregdetare greke hodhën të paktën 40 emigrantë në det duke u shkaktuar vdekjen

Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare.

Kjo deklaratë është dhënë nga dëshmitarë për BBC.

Ata deklarojnë se emigrantët u hodhën qëllimisht në ujë.

BBC raporton se të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga një akt i tillë, fakt që është kundërshtuar nga roja bregdetare greke.

Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara, duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

15 incidentet që u analizuan, të datës maj 2020-23, rezultuan në 43 vdekje.

Në pesë nga incidentet, emigrantët thanë se u hodhën direkt në det nga autoritetet greke.