Lot dhe lutje për paqe, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava: Thirrje për paqe në gjithë botën

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Kosovë u kremtua festa e Kurban Bajramit.

Ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për paqen në gjithë botën në fjalimin e tij.

Ndërsa besimtarët palestinezë kanë kryer faljen e mëngjesit mes rrënojave të luftës, teksa shprehen se këtë vit për kurban nuk kanë asnjë kafshë, pasi janë vetë ata që po flijohen.

“Ne zakonisht vijmë në namazin e Bajramit duke brohoritur, me buzëqeshje kudo nëpër rrugë. Këtë Bajram, unë kam ardhur në namazin e Bajramit në zi, kam humbur djalin tim”, thotë një besimtar.

Në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, Besimtarët myslimanë u mblodhën për faljen e Kurban Bajramit.

Pelegrinët kryen të dielën ritualin e fundit madhor të Haxhit, “gjuajtjen me gurë të djallit”, në Arabinë Saudite perëndimore, ndërsa myslimanët në mbarë botën festuan Kurban Bajramin.

Në agim, 1.8 milionë myslimanë që ndërmorën pelegrinazhin këtë vit hodhën shtatë gurë në secilin prej tre mureve prej betoni që simbolizojnë djallin në luginën Mina, që ndodhet jashtë Mekës, qytetit më të shenjtë në Islam.

Pelegrinët kryejnë lutjet e Kurban Bajramit duke u rrotulluar shtatë herë rreth Qabes, kubit të madh të zi në Xhaminë e Madhe që është pika qendrore e Islamit ndërsa pelegrinazhi i Haxhit i afrohet fundit.