Sarandë, banorët ia vënë vetë zjarrin pallatit nga pakujdesia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 15:15
Ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte gjasa për të përfshirë edhe hyrjet e një pallati.
Zjarri që ka rënë sot në bodrumin e një pallati në rrugën 4 mbi spitalin e qytetit të Sarandës, fatkeqësisht është shkaktuar nga vetë banorët, që i kanë vënë flakën mbeturinave në bodrumin e pallatit.
Gjithçka nisi me qëllimin për të djegur mbeturinat, duke mos e parashikuar se zjarri do të merrte përmasa.
Ishte zjarrfikësja që bëri të mundur shuarjen e zjarrit.
