Selia e PD-së vishet me ngjyrat kuq e zi, mesazhi për kombëtaren para ndeshjes me Italinë

Pak orë para se kampionati Europian ‘Gjermani 2024’ të hapë siparin, selia e Partisë Demokratike ka ndërruar pamje.

Ajo është veshur me ngjyrat kuq e zi, ato të kombëtares së futbollit e cila është pjesëmarrëse për herë të dytë në një eveniment europian të futbollit.

Me sloganin ‘Demokratët me ty Shqipëri’, i urohet suksese kombëtares shqiptare të futbollit, që ndeshjen e parë do ta luajë ditën e shtunë përballë Italisë.

Të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, çdokush do të ketë mundësi që ti shikojnë në ekranin e madh të vendosur në oborrin e selisë së PD-së.