Këlliçi: Drejtorët e bashkisë Tiranë një bandë me në krye Erion Veliajn, vetëm vjedhin me tendera
Në një intervistë me Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi u shpreh se qytetarët dalin në protestë për të adresuar problematikën e korrupsionit në bashkinë e Tiranës
Ai shtoi se është një kryetar bashkie që ka raporte se like dhe share kanë në Facebook, por nuk di sa vjedhin drejtorët e tij që i kanë bërë fushatën elektorale.
Këlliçi: Berisha dhe Meta kanë qasjen e tyre ne raport me SPUK-un. Qytetarët dalin në protestë për të adresuar problematikën e korrupsionit në bashkinë e Tiranës që është e akuzuar tashmë. Këto që kemi thënë dhe kallëzimi që kam dërguar në SPAK ka vërtetuar se kemi të bëjmë me një bande dhe kreu i saj është Erion Veliaj.
Është një kryetar bashkie që ka raporte se like dhe share kanë në Facebook, por nuk di sa vjedhin drejtorët e tij që i kanë bërë fushatën elektorale, me 45 procedura publike që i vjedhin, sigurisht që keni dijeni. Unë kam evidentuar së paku 45 të tillë, por mund të ketë shumë më shumë.
