Balliu: Protesta para bashkisë do të vazhdojë, Veliaj është arkitekti dhe garantuesi i vjedhjeve

I ftuar në Ora News, shefi i organizimit të PD-së në Tiranë, Klevis Balliu tha se protestat para bashkisë Tiranë do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme.

Balliu shtoi se opozita nuk do të shohë njerëz pas hekurave, dhe për sa kohë Veliaj është në bashki ai ehte garantimi i këtyre vjedhjeve.

Balliu: Protestat para bashkisë Tiranë do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme kundrejt këtij pushteti të kalbur. Një herë në dy javë dëgjojmë që Rama takon krerët e Sinaloas dhe krerët e krimit. Kemi një kryebashkiak që pastron paratë e Ndragetës dhe vjedh taksat e qytetarëve për t’ia dhënë tendera bashkëpunëtorëve të tij.

Në këtë kontekst jemi në të drejtën tonë që të mbështesim qytetarët përballë një pushteti të tillë, si në bashki dhe kudo. Nuk bëhet asgjë pa miratimin e kryet të bashkisë. Nuk duam të shohim njerëz pas hekurave, dhe për sa kohë Veliaj është në bashki ai është garantimi i këtyre vjedhjeve.