DHURONI GJAK! Qytetarët i përgjigjen apelit të Kryqit të Kuq: Shpëtoni një jetë! Nevojat nuk plotësohen pavarësisht nismave

14 Qershori, është dita botërore e dhuruesve vullnetarë të gjakut. Kryqi i Kuq Shqiptar, prej disa vitesh, organizon një fushatë informuese, me moton “Diku për Dikë; Dhuro Gjak; Shpërnda Jetë!” . Objektivi është që të arrijnë që vetëm në dy javë të kenë 1200 dhurime.

Denada Male është një prej dhurueseve vullnetare që është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhënë gjak. 29-vjeçarja thotë se dhuron shpesh gjak ndërsa i bën thirrje të gjithëve të sensibilizohen të shpëtojnë jetë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Artur Katuçi apelon për më shumë dhurues, pasi nevojat janë të larta.

Çdo vit në 14 qershor, në vende të ndryshme të botës kremtohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ngjarje e rëndësishme e cila shërben për të rritur ndërgjegjësimin rreth nevojës së produkteve të sigurta të gjakut.