Polici humb kontrollin e makinës dhe përplas dy mjete të tjera, plagosen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 11:48
Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku një punonjës policia duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me një tjetër makinë dhe me një automjet të parkuar.
Njoftimi i policisë:
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë.
