EMRAT/ Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 09:29
Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’ark”ku automjeti me targa TR 6509 H, me drejtues shtetasin Gezim Marashi, ka përplasur shtetasin Vlash Sokoli 76 vjeç.
Dyshohet se Sokoli ka qenë me biçikletë duke kaluar karrexhatën dhe pas përplasjes i moshuari ka ndërruar jetë në vend ngjarje.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
