VIDEO/ Taylor Swift fshin hundët gjatë koncertit, i varen sekrecionet në dorë dhe i fshin në rroba, në një moment tjetër dhe i lëpin
Këngëtarja e njohur Taylor Swift u përball disa herë me hundët që i kullonin ndërsa performonte në Edinburgh, Skoci ku temperaturat ishin shumë të ulëta përkatësisht nga 8 deri në 10 gradë Celsius.
Sipas një videoje të postuar nga një fans në X, këngëtarja e "Bad Blood" mund të shihet duke fshirë sekrecionet e hundës në kostumin e saj kuqezi teksa këndonte hitin "Don't Blame Me".
Dhe në një video tjetër, ajo lëpin sekrecionet teksa i pikonin mbi buzë. Pas shfaqjes së videove, shumë fansa patën reagime të ndryshme për situatën ku shumë i kërkonin të merrte disa fazoleta, ndërkohë disa të tjerë e kanë cilësuar si diçka njerëzore.
Moti ishte aq i ftohtë në Skoci sa Swiftit iu desh të ndryshonte garderobën gjatë shfaqjes së saj. Swift u detyrua të shtonte një palë doreza të shkurtra të zeza me fustanin e saj Vivian Westwood ndërsa performonte këngë nga albumi i fundit, "The Tortured Poets Department."
Ndryshimi i garderobës me sa duket u bë sepse muzikantja miliardere tha se duart e saj ishin "ngrirë" për shkak të temperaturave të ftohta. Koncerti i ardhshëm i Swift Eras Tour është planifikuar të nisë të enjten mbrëma në Liverpool, Angli.
taylor eats her boogers???????? pic.twitter.com/O91pfv9ISu
— johnno ★彡 (@r3troville) June 9, 2024
THIS IS CRAZYYY…. pic.twitter.com/MFojMV63qk
— SPOON???? (@SPOONGRANDE) June 11, 2024

