Rreziqet e aventurave në male, Muçoimaj: Asnjëherë mos bëni eksplorime pa një guidë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 10:39
E ftuar ditën e sotme në studion e "Ora News", ishte operatorja turistike, Albiona Muçoimaj, për të folur rreth rreziqeve nga aventurat në male.
"Alpet shqiptare aq sa janë të bukura, misterioze dhe të mbushin me adrenalinë, patjetër që kanë dhe rrezikshmëri, sidomos maja e Jezercës që është maja më e rrezikshme në të gjithë ballkanin. Përsa i përket destinacioneve malore që turistët kërkojnë të gjejnë adrenalinë dhe të përmbushen shpirtërisht, problemi i vetëm qëndron që jo gjithmonë këto duhet të realizohen pa një guidë që e njeh mirë zonën. Mund të të gënjej syri duke menduar që terreni ku po shkel është i fortë, ndërkohë ajo mund të jetë një masiv dëbore", tha operatorja.
