FOTO/ Disa ide interesante për ngjyrat e flokëve gjatë kësaj vere
Vera është stina e mezipritur nga të gjithë, sepse të josh që të nisesh sa më parë në rivierën e jugut; shëtitjet në plazhe, në bare apo edhe ecjet e qeta buzë detit duke pritur perëndimet. Çfarë duhet e re në fund të të gjitha këtyre panoramave? Një ngjyrë e re flokësh ëndërrimtarë që gjenden në Pinterest.
Planifikimi i një takimi në sallonin e flokëve është një aventurë e lehtë, që do t’ju japë ende diçka të re e të mezipritur.
Të gjitha tendencat më interesante që do të shihni këtë verë janë mjaft të pëlqyera. Po flasim për nuanca “ngacmuese”; ngjyrime të ftohta bjonde; flokë natyrale (por në atë mënyrë të bukur, të qëllimshme); dhe ngjyra flokësh që janë të lehta për t’u ruajtur.
Nëse po kërkoni të bëni një ndryshim të guximshëm të ngjyrës, mos u stresoni: ne kemi disa opsione për ju. “Vera gjithmonë i frymëzon njerëzit që t’i çelin flokët pak më shumë nga ngjyra e tyre”, thotë stilisti i famshëm, Tom Smith. “Pushimet verore dhe një qëndrim më i relaksuar gjatë këtyre muajve do të thotë takime më të gjata”.
Ju mund të prisni që ngjyrat e mëposhtme “të lehta” të flokëve të verës të jenë në trend nga tani deri në të ardhmen e parashikueshme. Mjafton të gjeni veten mes këtyre nuancave dhe të lini takim te estetistja…

