Ledion Liço feston sot ditëlindjen, Sara ndan foton e veçantë nga dasma e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 12:01
Kjo e enjte përkon me ditën speciale për Ledion Liçon, atë të ditëlindjes.
Urimin e parë publik, moderatori i sezonit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3” e mori nga bashkëshortja e tij, Sara Hoxha. Teksa e uron për ditëlindje, Sara thekson se familja që ka krijuar me të, është krenaria e saj më e madhe.
“Gëzuar ditëlindjen Ledion Lico. Jeta që kemi ndërtuar bashkë është krenaria ime më e madhe”- shkruan Sara përkrah fotos së tortës së ditëlindjes dhe asaj të dasmës, ku shfaqet duke u puthur me Ledionin.

