''I ka bërë betejat e tij'', Hitaj: Sali Berisha e meritoi vulën e Partisë Demokratike

Gazetari, Arbër Hitaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Berisha e meritoi vulën e PD-së pasi i ka bërë betejat e tij.

Hitaj: Kemi një çështje ligjore që besoj u mbyll.

Berisha e mori dhe për hir të së vërtetës duhet të jemi realist, e meritoi sepse bëri edhe beteja.

Berisha me vulë, pa vulë betejat i bëri.

Zgjedhjet e kaluara lokale treguan se pavarësisht se nuk ishte vula, u fut në të gjitha bashkitë.

Rezultati doli si doli, por e bëri betejën e tij.

Pra Berisha i ka bërë betejat e tij.

Po ta shikosh moralisht e meritonte.

Ligjërisht gjithashtu ja dhanë gjykatësit se unë nuk jam jurist që të intepretoj ligjin kështu që unë e quaj kapitull të mbyllur këtë pjesë.

Diskutimi për mua është e ardhmja.

Diskutimi është kriza e thellë që ka PD për të prodhuar lider.