Kaso: Flamuri i PD-së u kthyer në shtëpi, tashmë vjen thirrja për bashkimin e gjithë demokratëve
Në një intervistë me Ora News, eksperti i çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso tha se vendimi i djeshëm që është i formës së prerë është kurorëzimi i një pengmarrje i flamurit dhe simboleve të PD-së nga mazhoranca, dhe më në fund flamuri i PD-së kthehet në shtëpi.
Kaso: Vendimi i djeshëm që është i formës së prerë është kurorëzimi i një pengmarrje i flamurit dhe simboleve të PD-së nga mazhoranca, dhe më në fund flamuri i PD-së kthehet në shtëpi. Nga ky moment vjen thirrje për tu bashkuar të gjithë dhe të intensifikojmë betejën tonë kundër këtij regjimi.
Thirrje e bërë dje nga kryetari i PD-së dhe nga të mandatuarit e PD-së, ka qenë ajo e një ftesë të hapur të demokratëve, të cilët në zgjedhje te fundit dhanë besimit e tyre për simbolet e PD-së. Tashmë ka rënë edhe hendeku i fundit formal duet të kthehen në shtëpinë e tyre dhe të vazhdojmë betejën. Nuk përjashtojmë asnjë demokrat.
