Gjykata i dha vulën e PD-së, Meçani: Berisha do e mbylli me nder, Basha ka vjedhur demokratët me ligj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 21:40
Ish-zëdhënësja e Berishës, Juela Meçani e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Berisha pas marrjes së vulës së PD-së do e mbyllë me nder ndërsa shtoi se Basha ka vjedhur demokratët me ligj.
Meçani: Mirë, keq, Sali Berisha me këtë gjë do e mbylli me nder nuk do e mbylli pa nder.
Do e mbyllte me nder për ne që e njohim.
Por ishte e rëndë nëse do të kalonte vula, simbolet te Lulzim Basha.
Lulzim Basha ka vjedhur demokratët me ligj.
Jo më larg se fondet që ka marrë në thesai i shtetit.
Ai ka marrë ato në bazë të disa votave që ata demokratë ja kanë dhënë në 2021 por që nuk i ka më me vete.
Ai bëri zgjedhje lokale kur nuk ishte fare, nuk mori pjesë.
